Ushtria izraelite ka hyrë në jug të Libanit me trupa tokësore, duke marrë nën kontroll disa pika pranë kufirit, si pjesë e planit të saj për forcimin e mbrojtjes në frontin verior.
Sipas faqes së lajmeve Ynet, forcat e Divizionit të 91-të kanë depërtuar në territorin e Libanit jugor dhe po “mbajnë nën kontroll disa pozicione në zonë”, në kuadër të operacionit për të “forcuar mbrojtjen përpara”, shkruan VoxNews.
Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), trupat izraelite po “punojnë për të krijuar një shtresë shtesë sigurie për banorët e Izraelit verior”, duke ndërmarrë bastisje të gjera kundër infrastrukturës së Hezbollahut në Liban, me qëllim “parandalimin e kërcënimeve dhe përpjekjeve për infiltrimin në territorin izraelit”.