Çudit kreu i sigurisë së Ukrainës: Putin ka tre sozi që po dalin në media, ku dallojnë nga i vërteti

30 October 2022, 18:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çudit kreu i sigurisë së Ukrainës: Putin ka tre sozi
Putin

Kreu i shërbimeve të sigurisë së Ukrainës, Kirill Budanov, ka deklarouar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk është ai që shfaqet në media, pasi aty po shfaqen sozitë e tij, të cilat janë tre sipas tij.

Kjo deklaratë e ka habitur jo pak opinionin publik. Budanov theksoi se këta persona kanë kryer disa operacione plastike për t’i ngjarë sa më shumë presidentit rus.

Ai thekson gjithashtu se ajo që i tradhton sozitë e Putin është gjatësia, pasi siç vërehet në disa foto dhe video ku presidenti rus shfaqet në publik, ka një diferencë të theksuar në gjatësi.

“Ne njohim konkretisht tre persona që vazhdojnë të shfaqen, por sa janë ata, nuk e dimë. Të gjithë bënë operacione plastike për t’u dukur si ai”, tha Budanov.

Megjithatë, zyrtari nuk pranoi të komentojë nëse presidenti rus u zhduk pas një sëmundjeje apo një lufte për pushtet. Siç pretendon ai, Kremlini ka mbetur pa raketa të drejtuara dhe beson se nëse Ukraina do të rimarrë Kherson, pasojat për regjimin rus mund të jenë dramatike.


Ai pretendon se “ndryshimi është i pashmangshëm” në Moskë. Ai beson se një rend i ri politik në Rusi do të jetë në interes të vendeve të qytetëruara. Megjithatë, siç pranon ai, udhëheqësit ukrainas do të kenë diskutime nëse do të shtyjnë forcat e tyre mbi kufirin rus. ”Vendimi do të merret nga kreu i shtetit kur të marrim të gjithë tokën tonë,” thotë ai.

“Pyetja e madhe është nëse Putini i vërtetë ekziston ende,” shton ai.


Video