Trump vazhdon marshimin drejt nominimit republikan, fiton bindshëm edhe në 3 shtete të tjera

3 March 2024, 14:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump vazhdon marshimin drejt nominimit republikan, fiton bindshëm edhe
Donald Trump

Donald Trump fitoi të tjera gara presidenciale mes republikanëve të zhvilluara të shtunën, duke iu afruar më shumë nominimit si kandidat i kësaj partie në zgjedhjet e Nëntorit.

Ish-presidenti fitoi zgjedhjet në Misuri, Michigan dhe Idaho me rezultate të qarta në favor të tij. Rivalja e tij e fundit e mbetur në garë, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley është ende duke kërkuar fitoren e saj të parë. 77-vjeçari Trump nuk e fshehu kënaqësinë përpara mbështetësve në një tubim në Virxhinia kur tha se ishte “si një raketë për nominimin republikan”.

Mendohet që ai ta sigurojë përfundimisht kandidimin javën e ardhshme pas zgjedhjeve në Misuri dhe Idaho. Deri më tani, Trump ka siguruar 247 delegatë republikanë përballë vetëm 24 që ka Haley. Në takimet e tij, Trump vijon akuzat ndaj presidentit Biden, të cilin e quan të paaftë për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë.

Një sondazh i New York Times dhe kompanisë Siena i publikuar të shtunën zbuloi se 48% e votuesve amerikanë do të mbështesin Trump në një përballje me Biden, krahasuar me 43% të votave për presidentin aktual. Sipas sondazhit, pakënaqësia për presidentin Biden është në nivele të larta nga të dyja kampet. 5 Marsi konsiderohet dita më e madhe e zgjedhjeve paraprake, kur do të votohet në 15 shtete.


Video