Trump akuza të rënda Beyonce-s dhe këngëtarëve të tjerë: Kanë shumë shpjegime për të dhënë për atë që kanë bërë!

19 Maj 2025, 18:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump / Beyonce / Bruce Springsteen

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar këngëtaren Beyonce dhe një grusht personazhesh të tjerë të famshëm për “një mashtrim të paligjshëm zgjedhor” për mbështetjen e tyre ndaj Kamala Harris në një postim në rrjetet sociale.

Trump e akuzoi Beyonce se ka marrë plot 11 milionë dollarë vetëm për të thënë gjatë koncertit të saj se ajo mbështet Kamala Harris, gjatë fushatës zgjedhore në SHBA.

Trump përmendi edhe disa personazhe të tjerë të famshëm si këngëtarët e famshëm Bruce Springsteen, ai i “U2” Bono si dhe moderatorja Oprah Winfrey, për të cilët tha se “kanë shumë shpjegime për të dhënë” për atë që e quajti “mashtrim i paligjshëm zgjedhor në nivelin më të lartë”.

Deklarata e Trump:

Sipas raportimeve të lajmeve, Beyonce-s iu paguan 11,000,000 dollarë për të hipur në skenë, për të MBËSHTETUR shpejt KAMALËN dhe për t'u larguar nën fishkëllima të forta për faktin se nuk kishte performuar ASNJË KËNGË! Mos harroni, Demokratët dhe Kamala i paguan asaj në mënyrë të paligjshme miliona dollarë për të mos bërë asgjë tjetër përveçse duke i dhënë Kamala-s një MBËSHTETJE të plotë. KY ËSHTË NJË MASHTRIM I PALIGJSHËM ZGJEDHOR NË NIVELIN MË TË LARTË! ËSHTË NJË KONTRIBUT I PALIGJSHËM I FUSHATËS! BRUCE SPRINGSTEEN, OPRAH, BONO DHE, NDOSHTA, SHUMË TË TJERË, KANË SHUMË SHPJEGIME PËR TË DHËNË!!!

Video