Tronditëse / Po i vidhnin katalitin e makinës, hajdutët qëllojnë dhe vrasin aktorin e njohur amerikan

27 May 2024, 17:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tronditëse / Po i vidhnin katalitin e makinës, hajdutët
Johnny Wactor

Aktori i njohur amerikan Johnny Wactor, pjesë e serialit të njohur “General Hospital”, është qëlluar për vdekje pranë shtëpisë së tij në Los Angeles.

Sipas medieve amerikane, Wactor ndodhej me një kolege kur vuri re se një person ishte duke kryer veprime të dyshimta pranë makinës së tij.

Duke mos menduar se ishte vjedhje dhe përbënte rrezik, Wactor mendoi se makina e tij po merrej nga karrotreci për parkim të gabuar, kështu iu afrua hajdutit.

Ky i fundit nxorri pistoletën dhe e qëlloi pa asnjë hezitim. Aktori 37-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital por nuk arriti t’i mbijetonte plagës me armë zjarri.

Menaxheri i tij tha se Johnny Wactor “ishte një njeri i mrekullueshëm, i cili të jepte edhe bluzën e trupit nëse ishe në nevojë”.

Teksa autori u largua së bashku me dy persona të tjerë, dyshimet janë se ata po tentonin të vidhnin katalitin, një krim që është shtuar ndjeshëm së fundmi në Los Angeles.

Vëllai i aktorit tha se ai nuk tentoi t’i sulmonte hajdutët, por nisi të largohej, e teksa njëri prej tyre i drejtoi armën, ai mbrojti kolegen e tij duke i dalë para me trup.


Video