Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Autoritetet japoneze i kanë bërë thirrje qytetarëve të “qëndrojnë brenda shtëpive të tyre” si dhe të “gjejnë menjëherë strehë”, pasi Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike.
Raketa është lëshuar drejt prefekturës së Okinaëas, ndërsa sipas disa raportimeve të pakonfirmuara, ka keq-funksionuar duke shpërthyer në ajër. Dyshohet se raketa ka patur si qëllim lëshimin e një sateliti "spiun" në hapësirë.
Teksa tensionet janë rritur në rajon, pas zërave se Kina po përgatitet të pushtojë Tajvanin, ekspertët kanë paralajmëruar për provokime të mundshme të Koresë së Veriut në bashkëpunim me Kremlinin.
