Parashikimi i Vuçiç: Konflikti në Ukrainë mund të nxisë luftë globale

27 Maj 2024, 09:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se lufta në Ukrainë do të dalë jashtë kontrollit dhe se mund të nxisë një konflikt global.

Vuçiç tha se konflikti po shtyhet nga industria ushtarake globale, përfituesit e luftës të cilët janë të interesuar ta zgjerojnë dhe zgjasin dhe jo që të kërkojnë një zgjidhje.

“Ka mbetur pak kohë për të përfunduar konfliktin në Ukrainë. Bota është në prag të një konflikti global gjithëpërfshirës dhe ka të ngjarë që tashmë është tepër vonë për ta shmangur atë. Kam frikë se ka mbetur pak kohë që lufta në Ukrainë të ndalet. Shpresoj se është ende e mundur, por kam frikë se në fakt nuk është. Kam frikë se treni tashmë është larguar nga stacioni, ka filluar të lëvizë dhe askush nuk do ta ndalojë atë. Kur makina e luftës fillon të nxehet, atëherë ka një lob ushtarak dhe një lob të industrisë ushtarake që duan që ai të intensifikohet, dhe atëherë nuk do të ketë më përpjekje për paqe, është e vështirë të ndalet,”- tha Vuçiç.

Video