Tragjedia, ndërron jetë vogëlushi Ryan, ishte bllokuar prej 5 ditësh në pus

5 February 2022, 22:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tragjedia, ndërron jetë vogëlushi Ryan, ishte bllokuar prej 5

Ndonëse u angazhuan për më shumë se 100 orë, ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të nxjerrin gjallë, të miturin 5-vjeçar që kishte rënë 5 ditë më parë në një pus 32 metra të thellë në Marok.

Tragjedia, ndërron jetë vogëlushi Ryan, ishte bllokuar prej 5

Dhjetëra njerëz dhe makineri të tonazhit të rëndë u angazhuan në këtë operacion në garë me kohën, që fatkeqësisht përfundoi me nxjerrjen e pajetë të trupit të të voglit Rayan.

Sipas autoriteteve marokene shkaqet e vdekjes janë plagët që 5 vjeçari kishte marrë gjatë rënies në pusin e ngushtë.

Ndonëse me të ishte vendosur një kontakt më herët gjatë ditës, operacioni për hapjen e tunelit ishte i vështirë për shkak të frikës së rrëshqitjes së dherave, por ishin pikërisht këto orë fatale për Rayan që mbajti në ankth miliona njerëz në mbarë botën.

Tragjedia, ndërron jetë vogëlushi Ryan, ishte bllokuar prej 5Tragjedia, ndërron jetë vogëlushi Ryan, ishte bllokuar prej 5



Video