Horoskopi e favorizon, Daçiç shpreh ambicien për President: Do kem fat!

5 February 2022, 21:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Horoskopi e favorizon, Daçiç shpreh ambicien për President:
Ivica Daçiç

Ish-ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç është i gatshëm të garojë për postin e Presidentit të ardhshëm.

Mediat serbe shkruajnë se Daçiç është i bindur de i gatshëm gjithashtu se mund të bëhet president, pasi e favorizon dhe horoskopi.

Konkretisht ish-ministri është shprehur se fakti që Mërkuri po del nga shenja e tij, Bricjapi, tregon se ka fat.

“Më kanë thënë se Mërkuri po del nga shenja ime, Bricjapi, dhe do të kem fat”, tha Daçiç.

Kujtojmë se Daçiç drejton Kuvendin e Serbisë, i cili pritet të shpërndahet më 15 shkurt dhe do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Ndër të tjera ish-ministri Daçiç kryeson Partinë Socialiste Serbe. Daçiç dhe Vuçiç kanë zgjedhur të dalin të veçuar në këto zgjedhje, duke thyer koalicionin 10-vjeçar me synimin e qartë, rritjen e maxhorancës.

 


Video