Tjetër vrasje me armë zjarri në një lokal në Kosovë

7 August 2023, 19:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tjetër vrasje me armë zjarri në një lokal në
Foto ilustruese


Një person është plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë të Kosovës. Pak orë më vonë, i plagosuri nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve, dhe ka ndërruar jetë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka deklaruar se lidhur me këtë rast prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm dy ditë pas një tjetër krimi që tronditi Kosovën, ku nga të shtënat me armë në lokalin "Bon Vivant" humbi jetën një 35-vjeçar dhe u plagosën dhjetra klientë.

“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.

I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.


Video