Tentohet vrasja e politikanit në Leposaviq, zv.ministri serb në qeverinë e Kosovës akuzon Beogradin dhe Radoiçiçin: Autorit iu bllokua arma

5 May 2024, 22:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tentohet vrasja e politikanit në Leposaviq, zv.ministri serb në
Foto ilustruese

Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviç, thotë se është tentuar të vritet anëtari i partisë së Nenad Rashiçit, Marko Jablanoviç në Leposaviq. Sipas tij, atentatorit i ka dështuar arma.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, duke thënë se po zhvillohen hetime.

“Pas mesnatës sot dyshohet se ka ndodhur një rast tentim vrasje në Soqanicë, Komuna Leposaviq. Nuk ka të lënduar apo të arrestuar. Policia po merret me hetimin e rastit”, ka thënë Elshani për Kohën.

Zëvendësministri Radomiroviç shtoi se në rast është i përfshirë edhe Milan Radoiçiç, i njohur si prijësi i sulmit në Banjskë.

“Ngjarja tragjike s’ka ndodhur pasi sulmuesit i kishte dështuar arma e tipit ‘Scorpion’. Nuk ka dyshim se pas atentatit qëndron regjimi i Beogradit dhe Radoiçiçi e kaubojët vendas, Slavko Simiq e Zoran Todiq...Dihet gjerësisht se unë e Marko e mbështetëm Aleksandar Jabllanoviqin për t’i sjellë ndryshimet e nevojshme në Leposaviq.

Pasi Jabllanoviq u dakordua në Beograd me Aleksandar Vulinin, Vuçiqin dhe anëtarin e BIA-s, Dimiqin, që për pak para dhe privilegje të tërhiqej si kandidat për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Marko dhe Navili tentuan t’i rifitonin dinjitetin e nevojshëm dhe të merrnin jetën në duar”, ka shtuar ai.

Zëvendësministri për Kthim ka shtuar se ai dhe Jablanoviç janë kërcënuar me vrasje pasi “po punojnë për interesat e regjimit”. Radomiroviq shkroi se kërcënimet nuk do t’i ndalin.

Tentohet vrasja e politikanit në Leposaviq, zv.ministri serb në


Video