KFOR ka reaguar sërish lidhur me tensionet në veri të Kosovë pas vendimit për reciprocitetin e targave dhe mjeteve të identifikimit, i cili u shty sërish nga Qeveria Kurti deri më 1 shtator.
Në një postim në Twitter, KFOR shprehet se po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm për të miratuar masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt
“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, deklaron KFOR-i.
#KFOR is closely monitoring the situation in the north of Kosovo with local and international security organizations. Under its UN mandate, KFOR remains strongly committed to security, ready to adopt necessary measures to keep #Kosovo safe. pic.twitter.com/0L45Lzux2b
— @NATO - KFOR (@NATO_KFOR) August 1, 2022