Tensionet në veri të Kosovës/ Borrell fton Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel për vazhdimin e dialogut

1 August 2022, 12:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tensionet në veri të Kosovës/ Borrell fton Kurtin dhe

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka ftuar në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burimet në bllokun evropian.

Kurti dhe Vuçiç kanë marrë ftesë për vazhdimin e dialogut, ku do të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve.

Burimet në Bruksel tërheqin vërejtjen se tensionet janë pasoja e drejtpërdrejt e mungesës së vullnetit të liderëve për t’u ulur dhe për të vazhduar dialogun.

 


Video