Të maskuar dhe të armatosur, momentet dramatike të rrëmbimit të anijes së lidhur me Izraelin (VIDEO)

21 November 2023, 23:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të maskuar dhe të armatosur, momentet dramatike të rrëmbimit
Pamje nga pushtimi i anijes

Imazhet satelitore kanë pikasur në brigjet e Jemenit anijen e mallrave të rrëmbyer disa ditë më parë nga rebelët houthi, për shkak të lidhjeve të saj me Izraelin.

Të maskuar dhe të armatosur, momentet dramatike të rrëmbimit

Anija komerciale Galaxy Leader “u pushtua” nga disa komando ushtaraka të cilët zbritën nëpërmjet një helikopteri, teksa së fundmi mendohet të jetë në zonën e portit Hodeidah në Jemen.

Së fundmi rebelët houthi kanë publikuar pamjet dramatike të aksionit që tregojnë njerëz të armatosur rëndë, ndërsa anëtarët e ekuipazhit ngritën duart lart në shenjë dorëzimi.

Anija e mallrave u kap, ndërsa udhëtonte përtej gadishullit arabik gjatë rrugës për në Indi pasi u largua nga Turqia. Ajo është e regjistruar nën emrin e një kompanie britanike, e cila është pjesërisht në pronësi të manjatit izraelit Abraham Ungar dhe aktualisht i është dhënë me qira një kompanie japoneze.


Video