Takimi urgjent i NATO-s për sulmin rus ndaj Ukrainës

24 February 2022, 09:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Takimi urgjent i NATO-s për sulmin rus ndaj Ukrainës

Ambasadorët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) do të mbajnë një takim urgjent sot për të diskutuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, tha një zyrtar i aleancës ushtarake për agjencinë AFP.

“Mund të konfirmojmë se Këshilli i Atlantikut të Veriut do të mbajë një takim urgjent këtë mëngjes”, tha zyrtari. Pas këtij takimi urgjent, në nivel ambasadorësh, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të ofrojë një konferencë për shtyp, që pritet rreth orës 11:30 GMT.

 

 


Video