SPAK çoi për gjykim Belerin, reagon Greqia: Po cënohet prezumimi i pafajësisë

1 August 2023, 19:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK çoi për gjykim Belerin, reagon Greqia: Po cënohet
Fredi Beleri


Athina zyrtare ka reaguar menjëherë pas vendimit të SPAK për mbylljen e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të Fredi Belerit, me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Sipas raportimeve të mediave greke, Ministria e Jashtme po monitoron nga afër zhvillimin e çështjes dhe vijon të informojë partnerët ndërkombëtarë dhe evropianë të Greqisë.

Njoftimi i sotëm i Prokurorisë së Posaçme Shqiptare kundër Korrupsionit në lidhje me aktakuzën e kryetarit të zgjedhur të Himarës, z. Fredi Belerit dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij në një gjyq nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në thelb parandalon rezultatin e procesit, duke shkelur të drejtën e gjykimit të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë që Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të respektojë rreptësisht”, thuhet në deklaratë.

“Në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare vijojnë t’i heqin z. Beleri të drejtën politike për të bërë betim dhe për të ushtruar detyrat që i ngarkohen nga qytetarët e Himarës. Ministri i Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis, i ngriti të gjitha këto çështje me homologun e tij shqiptar në bisedën e tyre të sotme telefonike ”, thuhet në reagimin e palës greke.


Video