Video: Polici ndjek këmba-këmbës dhe prangos zjarrvënësin në Vlorë

1 August 2023, 16:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video: Polici ndjek këmba-këmbës dhe prangos
Pamje nga kapja e zjarrvënësit


Një tjetër zjarrvënës është kapur këtë herë nga Policia në Vlorë. Policia thotë se 26-vjeçari i komunitetit rom është kapur pasi kishte ndezur zjarr në fshtin e Radhimës.

Në video duket momenti kur ai tenton të largohet me vrap, por polici arrin ta prangosë.

Video dhe njoftimi i policisë më poshtë:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përhapjen e një zjarri që sapo ishte ndezur në fshatin Radhimë.

U kap në flagrancë duke ndezur zjarrin, vihet në pranga 26-vjeçari.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, gjatë kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin e zjarrvënieve dhe kapjen e shtetasve që tentojnë të ndezin zjarre në kullota apo në sipërfaqe pyjore, kanë kapur në flagrancë një shtetas që po ndizte zjarr i cili rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe afër banesave në fshatin Radhimë.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përhapjes së zjarrit dhe për arrestimin e autorit, shtetasit Gj. H., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video