Autoritetet në SHBA kanë ngritur akuza të rënda për reperin Sean “Diddy” Combs, teksa kanë dhënë detaje mbi hetimet pak orë pas arrestimit të tij.
Prokurori i Nju Jorkut Damian ëilliams, tha se Diddy organizonte "Freak Off"-s, festa të mëdha disa ditore me drogë dhe femra të cilat përdoreshin me forcë për të përmbushur kënaqësitë seksuale të tij dhe të të ftuarve të tjerë.
Sipas autoriteteve, Diddy, shpesh i transportonte vetë femrat, të cilat i konsideronte si skllave seksi, dhe pasi i filmonte në akte intime gjatë festave të shthurura me aklool dhe drogë, i shantazhonte me publikimin e pamjeve.
Gjatë bastisjes së vilës së tij pak kohë më parë, autoritetet amerikane sekuestruan armë zjarri të cilave u ishin fshirë numrat e serisë, materiale video të festave të Diddy-t si dhe mijëra shishe me "Baby Oil" që dyshohet se përdorej gjatë këtyre festave erotike.
Prokurori tha se Diddy nuk vepronte i vetëm, por ndihmohej nga personat e afërm dhe të tjerë që në disa raste i korruptonte apo shantazhonte.
Diddy shpesh i dhunonte femrat duke i qëlluar me sende të forta, e të cilave në disa raste u duheshin javë të tëra për t'u shëruar. Autoritet thanë se hetimet vijojnë për të zbuluar madhësinë dhe kompleksitetin e rrjetit të tij.
Ndër të tjera Diddy është akuzuar për prostitucion dhe shantazh.