SHBA përgjon zyrtarët rusë: Nuk besojnë te suksesi i një lufte në Ukrainë

7 February 2022, 17:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SHBA përgjon zyrtarët rusë: Nuk besojnë te suksesi i

SHBA ka përgjuar bisedat mes disa zyrtarëve rusë, që sipas CNN janë më skeptikë se Presidenti Vladimir Putin për suksesin e një lufte në Ukrainë.

Në këto përgjime, përmbajtjen e të cilave CNN thotë se e ka siguruar nga burime të Shtëpisë së Bardhë, zyrtarët rusë i tremben një vendimi për luftë frontale në Ukrainë, që vlerësojnë se do të iste me kosto të lartë dhe shumë më e vështirë nga sa e ka menduar Vladimir Putin.

CNN thotë se zyrtarët e përgjuar janë punonjës të shërbimeve të inteligjencës dhe të ushtrisë ruse, ndërsa në biseda janë përgjuar edhe shqetësimet e ngritura prej tyre se mos planet e Moskës në Ukrainë ekspozohen në Perëndim.

“Nuk ka dëshmi që të tregojnë se këta zyrtarë janë kundër planit për pushtimin e Ukrainës, apo se do të refuzonin dhe sfidonin urdhrat e Putinit”, thanë dy burime për CNN. Një tjetër burgim pranë shërbimeve inteligjente amerikane vuri në dukje se Rusia ka një ushtri profesionale që mendohet se do t’i zbatonte me sukses urdhrat e Putinit.

Më herët, zyrtarët amerikanë thanë se Rusia ka grumbulluar rreth 70% të kapacitetit të nevojshëm ushtarak për një pushtim të plotë të Ukrainës, javët në vijim. Sipas tyre, terreni pritet të ngrijë dhe ngurtësohet nga mesi i shkurtit duke i dhënë mundësi Moskës të dislokojë më shumë pajisje të rënda deri në fund të marsit.

 


Video