Ulërima, urrejtje dhe lotët e familjarëve, janë pritur mëngjesin e kësaj të hëne të arrestuarit për vrasjes e Alkis Kampanos në gjykatën e Selanikut.
“Si guxon të ngresh shikimin?”, dëgjohet një zë duke iu drejtuar njërit prej të arrestuarve me duart e prangosura, duart që vranë 19-vjeçarin. 9 persona nga 11 personat e përfshirë në ngjarje tragjike, janë tashmë në pranga dhe të dorëzuar në dyert e drejtësisë.
Policia e cila nuk ka ndalur kërkimin, ka treguar se është pranë kapjes së dy personave të tjerë. Njëri prej të cilëve është shqiptari i cili është arratisur dy ditë më parë në Shqipëri. Të arrestuarit janë të moshës 19-23 vjeç.
Po kush nga 11 personat e arrestuar ia preu jetën në lule të rinisë 19-vjeçarit?
I akuzuari kryesor i ngjarjes së rëndë ishte 23-vjeçari shqiptar, i pari i cili edhe u arrestua nga autoritetet greke, por një kthesë në hetim ka ndryshuar gjithçka!
Nisur nga rrëfimi i të arrestuarve, në fokus të hetimeve është vënë një 21-vjeçar me origjinë greke. Prokurorët e çështjes kanë çuar për analizë armën e krimit, thikën, për të parë nëse shenjat e gishtave i përkojnë 21-vjeçarit.
Të arrestuarit janë shprehur se 23-vjeçari shqiptar, i cili ishte i akuzuari kryesor për vrasjen, nuk ka zbritur nga makina në momentin e ngjarjes së rëndë.
Fjala kyç makina! Pse kjo?
I riu shqiptar, i cili edhe u arrestuar dhe u akuzua si vrasësi i Alkis Kampanos, u identifikua nga targat e makinës së tij, me të cilën po udhëtonin ai dhe miqtë e tij të përfshirë në ngjarjen e rëndë.