Dy vjet pas shpërthimit të Covid, Australia hap kufijtë për të gjithë personat e vaksinuar

7 February 2022, 07:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy vjet pas shpërthimit të Covid, Australia hap kufijtë për

Autoritetet në Australi bëjnë me dije se do të rihapin plotësisht kufijtë për të gjithë personat e vaksinuar duke filluar nga 21 shkurti.

Lajmi u dha nga kryeministri Scott Morrison, gati dy vjet pasi ai mbylli kufirin për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.


Australia ka ndjekur një rihapje të shkallëzuar të kufijve që nga fundi i vitit të kaluar, duke lejuar emigrantët e aftë, studentët dhe udhëtarët me çanta shpine të hyjnë në vend.

Industria e turizmit, e cila është mbështetur në tregun vendas që vetë është ndikuar nga kufizimet e lëvizjes, mirëpriti vendimin që vjen tre muaj përpara se Morrison të përballet me zgjedhjet.


Video