
Mbretëresha Elizabeth e Britanisë së Madhe festoi 70-vjetorin e marrjes së kurorës, një rekord më vete dhe si askush tjetër më parë në historinë e vendit ishullor.
Por, nëse brenda kufijve të Britanisë nuk ka asnjë monark tjetër që t’ja kalojë, jashtë saj janë të paktën dy emra, rekordin e të cilëve Elisabeth mund të thyejë brenda dy viteve e gjysmë.
Johani II, princi i Lihetenshtejnit ja kalon me 91 ditë. Ai ka mbajtur kurorën e principatës nga viti 1858 deri në vitin 1929, plotë 70 vite e 91 ditë.
I dyti është Mbreti Bhumibol i Tajlandës, që ka mbajtur kurorën në vendin aziatik për 70 vite e 126 ditë, nga 1946 deri në vitin 2016.
Më jetëgjati është “Mbreti Diell”, Luigji XIV, që mban rekordin si monarku me jetëgjatë në fron, me 72 vite e 110 ditë, nga 1638 deri në vitin 1715.