Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Arratisen të dielën natën 4 shqiptarë dhe 1 pakistanez nga policia qendrore e Hania, Kretë.
5 të burgosurit ishin transferuar nga Athina për të kryer dënimin në burgun e Agjia, Kretë dhe ndodheshin në stacionin qendror të policisë së Chania sepse drejtoria e burgut nuk funksionon në fundjavë.
Policia greke akoma nuk ka informacion se si mundën të arratisen 5 të burgosurit, që ndodheshin në qelinë e policisë dhe sot në mëngjes do dërgoheshin në burg.
Shqiptarët u sollën në paraburgim mëngjesin e së shtunës në pritje për t’u çuar në burgun e Hanias, teksa ishin të dënuar për vepra të rënda penale si vrasje e grabitje.
Nga policia është duke u zhvilluar një operacion i madh për kapjen e tyre.