Sekretari i ri i Shtetit, reagon Marco Rubio

13 November 2024, 21:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sekretari i ri i Shtetit, reagon Marco Rubio
Marco Rubio

Senatori amerikan Marco Rubio ka reaguar për herë të parë pasi u zgjodh nga presidenti Donald Trump për postin e Sekretarit të Shtetit.

Përmes një mesazhi, Rubio thotë se është i nderuar për besimin që Trump i ka dhënë dhe se do të punojë për “të realizuar politikën e tij të jashtme”.

Ai thotë se do të fokusohet për të sjellë “paqen përmes forcës” dhe gjithmonë duke vendosur interesat e amrikanëve “mbi gjithçka tjetër”.

Mesazhi i Rubio:

Udhëheqja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe unë jam i nderuar nga besimi që Presidenti Trump ka dhënë tek unë. Si Sekretar i Shtetit, do të punoj çdo ditë për të realizuar axhendën e tij të politikës së jashtme.

Nën udhëheqjen e Presidentit Trump ne do të sjellim paqen përmes forcës dhe do të vendosim gjithmonë interesat e amerikanëve dhe Amerikës mbi gjithçka tjetër. Mezi pres të fitoj mbështetjen e kolegëve të mi në Senatin e SHBA, në mënyrë që Presidenti të ketë ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në vend kur të marrë detyrën më 20 janar.


Video