Rusia po mbron flotën ushtarake në Krime me delfinë të trajnuar nga Ukraina

29 April 2022, 20:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusia po mbron flotën ushtarake në Krime me delfinë të

Sipas disa imazheve satelitore, Rusia ka vendosur delfinët të trajnuar për të mbrojtur bazën më të madhe detare në Detin e Zi.

Imazhet treguan se dy grupe delfinësh ishin vendosur në hyrje të portit të Sevastopolit, të strehuar brenda një rrethimi detar pak para se të niste sulmi ndaj Ukrainës.

Delfinët, të zbuluar nga një analizë nga Instituti Detar i SHBA-së (USNI), mund të jenë vendosur "operacione kundër zhytësve" për të parandaluar forcat speciale ukrainase që të depërtojnë në port nën ujë për të sabotuar anijet luftarake.

Baza detare e Sevastopolit është një aset kyç për marinën ruse gjatë luftës me Ukrainën pasi është në skajin jugor të Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi në 2014.

Sipas analizës së USNI, anijet ruse me rëndësi strategjike për flotën e saj po mbahen jashtë rrezes së raketave ukrainase, por janë të cenueshme ndaj sabotimeve nënujore. Këtu futen në lojë delfinët.

"Kjo mund të parandalojë forcat speciale ukrainase që të depërtojnë në port nën ujë për të sabotuar anijet luftarake", thuhet në raportin e USNI.

Është e paqartë nëse Ukraina ka kryer ndonjë operacion të tillë gjatë luftës. Ukraina kishte trajnuar më parë delfinë në një akuarium afër Sevastopolit përmes një programi që ka nisur gjatë epokës sovjetike, e që u harrua pas viteve ’90. Programi u ringjall në vitin 2012, ndërsa në 2012, bashkë me aneksimin e Krimesë, Rusia ka aneksuar edhe delfinët e trajnuar.

Si SHBA ashtu edhe Bashkimi Sovjetik kanë trajnuar delfinët gjatë Luftën e Ftohtë për qëllime ushtarake.

Ata janë testuar të dobishëm në zbulimin e minave nënujore dhe thuhet se SHBA ka shpenzuar 28 mln dollarë për të mbajtur koleksionin e vet të delfinëve dhe luanëve të detit për qëllime ushtarake.

 


Video