Gazetarja dhe producentja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, është vrarë gjatë një sulmi rus me raketë në Kiev, që ka goditur banesën ku ka jetuar ajo.
Sulmi ka ndodhur më 28 prill. Trupi i saj i pajetë është gjetur nën rrënoja në mëngjesin e 29 prillit.
Vira Hyrych ka punuar për Radion Evropa e Lirë prej vitit 2018. Më parë, ajo ka punuar për kanalet televizive ukrainase.
Si pasojë e sulmit rus të 28 prillit në Kiev, dy katet e para të ndërtesës 25-katëshe janë shkatërruar pjesërisht dhe më pas ka nisur zjarri. Sipas autoriteteve të qytetit, katër njerëz tjerë janë dërguar në spital.
Sulmet në Kiev kanë ndodhur në ditën kur kryeqytetin ukrainas e ka vizituar Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka nisur sulmet në Kiev, menjëherë pas përfundimit të takimit me shefin e OKB-së.
Ministrja ruse e Mbrojtjes ka thënë se sulmet ka qenë precize dhe kanë pasur synim një zonë të industrisë së raketave.
Autoritetet ukrainase nuk kanë raportuar për diçka të tillë./rel