Rrjeti më i madh i gazetarëve investigativë, OCCRP: Jemi në sulm nga Trump, sepse jemi financuar nga USAID

10 Shkurt 2025, 08:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Rrjeti i gazetarëve investigativë, OCCRP,  ka reaguar përmes një editoriali ku u bën thirrje medieve të pavarura për mbështetje.  

Artikulli i plotë

OCCRP është një rrjet i ndikimit të fshehtë”

“OCCRP është i lidhur me CIA-n”

“OCCRP u ngarkua nga USAID për të rrëzuar Presidentin Donald Trump”

Si përfunduam duke marrë këtë lloj vëmendjeje? Gazetari investigative e stilit të vjetër.

Në vitin 2019 shkruam një artikull të thjeshtë, se si Rudy Giuliani shkoi në Ukrainë për disa kërkime të opozitës dhe përfundoi duke punuar me njerëz të lidhur me krimin e organizuar, të cilët e mashtruan. Një denoncues, person i panjohur për ne, lexoi artikullin në internet dhe e shtoi atë në ankesën që ai kreu, ankesë që mw pas u bë baza e shkarkimit të parë të Presidentit Trump.

Ne kemi shkruar edhe për partnerët e biznesit të Hunter Biden dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar, por kjo nuk ka marrë të njëjtën vëmendje.

Gazetaria është kthyer në një sport gjaku. Është gjithnjë e më e vështirë të thuash të vërtetën pa shkelur interesat e dikujt. OCCRP krenohet se është një rrjet i pavarur dhe jopartiak. Asnjë donator nuk ka ccfarë të thotë për raportimin tonë, por ne shpesh e gjejmë veten nën sulm për shkak të financuesve tanë.

Nuk janë vetëm interesat politike, por krimi i organizuar, bizneset, mundësuesit dhe gazetarët e tjerë që na sulmojnë rregullisht. Ajo që është e zakonshme në të gjitha këto sulme është se e vërteta nuk ka rëndësi dhe nuk tw mbron. Të paktë janë ata që sulmojnë faktet në raportimin tonë. Ndaj jemi të shtangur dhe në mëdyshje se si t'u përgjigjemi teorive të konspiracionit, dezinformatave dhe urrejtjes së madhe.

Ndërkohë, kemi humbur 29% të financimit tonë për shkak të ngrirjes së ndihmës së huaj nga SHBA. Kjo përfshin 82% të parave që u japim redaksive në rrjetin tonë, shumë prej të cilave funksionojnë në vende ku askush tjetër nuk do t'i mbështesë. Këto para jo vetëm financuan gazetarinë bashkëpunuese novatore, fituese të çmimeve, por gjithashtu trajnuan gazetarë të rinj investigativë. Janë paratë ato që mbrojtën gazetarët nga sulmet fizike dhe dixhitale dhe mbështetën ata në mërgim që vazhduan të raportonin për krimin dhe diktatorët në vendet e tyre. OCCRP tani ka 43 gazetarë më pak në staf.

Ne do të përpiqemi të përmbushim misionin tonë dhe asnjë sulm apo ngrirje e financimit nuk do të na ndalë. Vetëm javën e kaluar, OCCRP dhe partnerët e saj zbuluan se si flota në hije ruse siguron anijet e saj, se si Roman Abramovich nuk paguan taksa për jahtet e tij dhe se si inteligjenca siriane spiunoi gazetarët. Javën e ardhshme, ne do të marrim një grup tjetër aktorësh të fuqishëm për të mbrojtur interesin publik. Dhe një grup tjetër javën pas kësaj.

Jemi të vendosur të qëndrojmë në luftë dhe të vazhdojmë të raportojmë për krimin e organizuar dhe të korruptuarit që e mundësojnë dhe përfitojnë prej tij. Por po bëhet më e vështirë dhe ne kemi nevojë për ndihmë.

Tani më shumë se kurrë, kjo luftë është një luftë ekzistenciale për raportimin investigativ. Ne, ju kërkojmë të mbështesni OCCRP dhe rrjetin e tij.


Video