Kush është njeriu i “punëve të pista”, pas bëmave te AKSHI e Dog...
10 Mars, 22:17Fokus
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për herë të parë teksa numërimi i votave në Kosovë është duke vijuar.
Përmes zëdhënësit Arlind Manxhuka, Lëvizja Vetëvendosje i bën thirrje qytetarëve të presin përfundimin e numërimit.
Ai thotë se pasi të numërohen të gjitha votat, do të dihet rezultati “i fitores” së LVV.
“Të dashur qytetarë, numërimi po vazhdon dhe duhet të presim deri në numërimin e fundit në mënyre që të dimë rezultatin e fitores sonë”, shkruan Manxhuka në rrjetet sociale.
Mosfunksionimi i uebfaqes së KQZ-së ku përditësohet në kohë reale rezultati, duket se ka shkaktuar paqartësi për rezultatin aktual.