A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski u shpall fajtor për rastin TNT dhe u dënua me 9 vjet heqje lirie. Po ashtu edhe ish ministri Mile Janakieski u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg.
Ndërkohë ish kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski si dhe e punësuara në komunë si inspektor i ndërtimtarisë janë dënuar më nga 4 vjet heqje lirie. Tre të akuzuarit e tjerë të punësuar në komunën në fjalë lirohen nga akuza.
Kujtojmë se gjatë muajit prill, Gruevski u dënua me 7 vite burg nga Gjykata Penale e Shkupit, për pastrim parash, pasi kishte shfrytëzuar paratë e donacioneve për partinë e tij, duke blerë prona të patundshme për vete dhe duke i regjistruar në emrat e personave të tjerë.