Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin Salzburg-Nord dhe Wallersee në drejtim të Vjenës. Në aksident është përfshirë një autobus me 25 pasagjerë, të cilët ishin turistë që udhëtonin nga Kosova për në Hanover.
Zëdhënësja e Kryqit të Kuq Roberta Thanner ka njoftuar se janë plagosur lehtë 16 persona ndërsa 3 të tjerë janë në gjendje të rëndë. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për viktima.
Dyshohet se autobusi me pasagjerë u përplas me një barrierë betoni anash rrugës. Në vendin e ngjarjes kanë arritur 60 vullnetarë në tetë automjete dhe Kryqi i Kuq mbërriti me rreth 50 ndihmës në 14 automjete.
Autobusi i dëmtuar ishte ende në vendin e aksidentit rreth orës 6 të mëngjesit, duke e bërë të pakalueshme autostradën perëndimore në këtë zonë.