Mbytet anija e nisur drejt Shqipërisë, 1 i vdekur, 5 të zhdukur në Ancona

19 May 2022, 11:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbytet anija e nisur drejt Shqipërisë, 1 i vdekur, 5 të zhdukur
Foto ilustruese

Një tragjedi është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së mërkurës në brigjet e Barit.

Mediat italiane shkruajnë se si pasojë e një aksidenti, të shkaktuar nga trazirat e detit, është fundosur një anije, ku rezultojnë të zhdukur 5 persona.

Sipas raportimeve, anija kishte destinacion Shqipërinë.

Komandanti i anijes, i identifikuar si një 63-vjeçar nga Katania u shpëtua nga një tjetër anije që shkoi menjëherë në det të hapur pasi mësoi ngjarjen. Ndërkohë, vijojnë ende kërkimet për gjetjen e personave të tjerë të zhdukur.

Në afërsi të vendit ku ndodhi fundosja, ndodhen 5 anije kërkimi dhe një helikopter nga ajri.

 


Video