Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëzuar mediat shtetërore ruse që mos të përmendin më Roman Abramovich në raportet për bisedimet e paqes me Ukrainën.
Vendimi për të hequr emrin e oligarkut nga të gjitha lajmet u mor pasi miliarderi u përfol se helmua me një agjent kimik lufte në fillim të marsit.
“Mediat pro-Kremlinit janë të ndaluar të përmendin rolin e biznesmenit Roman Abramovich në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës”. Ky informacion, me kusht që të mbeten anonim, u konfirmua për Daily Mail nga përfaqësues të Moskva-24, agjencia e lajmeve TASS dhe një tjetër i madh kanal i madh pro-qeveritar.
“Ne nuk përmendim më që Abramovich po merr pjesë në negociata”, tha për Telegram Ksenia Sobchak, 40 vjeçe, një politikane kryesore e opozitës ruse dhe gazetare.
Sobchak është gjithashtu një ish-kandidate për zgjedhjet presidenciale, e cila doli e katërta në sondazhin e vitit 2018, nën dyshimin se votat ndaj saj u manipuluan në favor të Putinit.
Ajo e njeh Putinin që nga fëmijëria, pasi ai ka marrë pjesë në pagëzimin e saj. Babai i saj i ndjerë, Anatoly Sobchak në Leningrad, ishte profesori i drejtësisë dhe mentori i Putinit.
Më vonë, pasi Putin dha dorëheqjen si spiun i KGB-së, Anatoly Sobchak e emëroi atë nënkryetar të Leningradit (më vonë rimori emrin Shën Petersburg).
Mediat shtetërore në Rusi shpesh marrin urdhra nga Kremlini për atë që mund të publikojnë ose jo.
Në raportet perëndimore, ish-pronari i klubit të futbollit Chelsea është portretizuar si një figurë kyçe në bisedime – duke e përshkruar atë si “dikush i aftë për të ndërtuar ura”, edhe pse dyshohet se po përpiqet të ruajë pasurinë e tij të prekur nga
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të mos e sanksionojnë Abramovich për shkak të rolit të tij ndërmjetësues në negociatat e paqes.
Deri më tani, rusët kanë thënë se Abramovich nuk është pjesë e delegacionit të tyre zyrtar, por që është i përfshirë në negociatat me Kievin.
“Ky ndalim konfirmohet nga fakti se emri i Abramovich nuk përmendej në agjencitë e lajmeve pas orës 13:00 të së martës, më 29 mars. Përveç kësaj, në emisionet e mbrëmjes në Channel 1 dhe Rossiya 1, që janë programet kryesore të kontrolluara nga shteti, në të cilat negociatat ishin tema kryesore, nuk u tha asnjë fjalë për Romanin”, raportoi Ostorozhno Novosti.