Vuçiç: Pas zgjedhjeve largohem nga drejtimi i partisë

31 March 2022, 13:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vuçiç: Pas zgjedhjeve largohem nga drejtimi i partisë
Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njëherësh kandidat i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit, paralajmëroi se do të japë dorëheqje nga kryesimi i SNS-së, pas zgjedhjeve.

“Unë do të jem aty gjatë zgjedhjes së Qeverisë dhe me siguri do të ndikoj, aq sa është e mundur, pastaj, do të largohem nga lidershipi i partisë”, tha Vuçiç për të përditshmen serbe Politika.

Dhjetë vjet në krye të partisë është një periudhë e gjatë, tha ai.

Vuçiq po ashtu tha se paqja në Ballkanin Perëndimor nuk është e rrezikuar, por shtoi se duhet pasur kujdes për ta ruajtur atë.

“Nuk mund të them se paqja është e rrezikuar, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta ruajmë me kujdes. Ndoshta është më mirë ta përkufizoj kështu”, tha Vuçiç.


Video