Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri i Ontarios në Kanada, Doug Ford ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si përgjigje ndaj protestave dyjavore që kanë mbërthyer vendin kundër kufizimeve të Covid-19.
Njoftimi vjen ndërsa demonstruesit vazhdojnë të mbajnë të bllokuara pjesë të Otavës dhe Urës së Ambasadorit Windsor, një rrugë thelbësore për tregtinë SHBA-Kanada.
Ford tha se urdhri do ta bënte të qartë se është "ilegale" bllokimi i infrastrukturës thelbësore.
“Do të ketë pasoja dhe ato do të jenë të rënda”, tha ai.
Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, protestuesit mund të përballen me një vit burg dhe deri në 100,000 dollarë gjobë.