Në gjykatën penale në Antwerp të Belgjikës ka nisur një proçes i rëndësishëm kundër trafikantëve të drogës . Antewerp shihet si porta kryesore e hyrjes së kokainës nga Amerika Latine për në Europë, ku në rrjetet e drogës ka dhjetëra shqiptarë të përfshirë.
Po në këtë qytet u eliminuar Bledar Muça dhe të gjitha gjurmët të çojnë tek një porosi për prishjen e pazareve të drogës dhe larjeve të hesapeve.
Së fundmi 29 persona janë në gjyq të akuzuar se kanë ndihmuar në kontrabandën e kokainës në shkallë të gjerë. Aktivitetet e tyre çuan në dhunë serioze në Antwerp dhe më gjerë disa vite më parë.
Konkretisht rreth 2 ton kokainë, kaq do të kishte marrë banda nga kontejnerët në portin e Antwerpen në 2015 dhe 2016.
29 të dyshuarit kanë pasur funksione të ndryshme. Frank V., i mbiquajtur “Frank Tank”, thuhet se ka punuar si koordinator për një grup që hoqi drogën nga kontejnerët.
Mësohet se këtë e ka bërë për llogari të një bande marokene, të drejtuar nga Nordin EH, i mbiquajtur “Nordin i trashë” dhe për llogari të një bande shqiptare, të drejtuar nga Ermir “Cinco” N.
Thuhet se ata janë ndihmuar nga njerëz që punojnë në port, por edhe nga një ish-oficer policie që ka kërkuar njerëz dhe targa në bazat e të dhënave.