Prindërit e Thaçit nesër në Hagë, takohen për herë të parë që nga arrestimi i ish-Presidentit

7 July 2022, 22:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prindërit e Thaçit nesër në Hagë, takohen për
Hashim Thaçi

Pas thuajse dy vitesh, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitohet në Hagë nga prindërit e tij, pasi që nga ajo periudhë po mbahet në paraburgim nën akuzat për krime lufte.

Mediat në Kosovë raportojnë se prindërit e ish-presidentit, Haxhi e Hyra Thaçi, do ta vizitojnë atë nesër.

Ata do të nisen mëngjesin e së premtes dhe do të qëndrojnë për në kryeqytetin e Holandës deri në orën 16:00.

Dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së Ramës në Burojë të Skenderajt.


Video