Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Pas 60 orësh kërkime, një foshnjë vetëm 20-ditëshe është nxjerrë mrekullisht e gjallë nga rrënojat në Hatay në Turqi, pas tërmetit 7.9 ballë që goditi vendin mëngjesin e 6 shkurtit e që u ka marrë jetën mijëra personave.
Ajo u nxor shëndoshë e mirë nga rrënojat e banesës ku jetonte.
Por, ajo që e bën me prekëse tragjedinë, është se në imazhet e publikuara nga ekipet e shpëtimit, është vënë re se foshnja e quajtur Kerem Ağırtaş, mbante në dore flokët e nënës së tij.
Përtej dramës që ka përfshirë Turqinë, Kerem ishte një shpresë më shumë në punën e ekipeve të shpëtimit për gjetjen e personave të tjerë të gjallë.
