Zbulohen 3.5 ton kokainë të hedhura në det nga një rrjet trafikantësh

9 February 2023, 00:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohen 3.5 ton kokainë të hedhura në det nga një rrjet
Ilustrim

Mbi tre ton kokainë janë zbuluar duke pluskuar në oqeanin Paqësor nga një anije e ushtrisë së Zelandës së Re.

Autoritetet thonë se kokaina është hedhur në det nga një sindikatë e trafikut të drogës, ndërsa destinacioni përfundimtar besohet se ishte Australia.

Sasia e madhe e kokainës ishte mbështjellë me një rjetë të cilës i ishin lidhur 81 balona në mënyrë që të mos fundosej. Besohet se kjo skemë përdoret nga disa grupe trafikantësh, të cikët e hedhin drogën qëllimisht në det, për ta rikuperuar më pas në breg, duke shmangur kështu kontrollin në dogana.

E gjithë kokaina, rreth 3.5 ton, kap një vlerë prej 316 milionë dollarë dhe është një prej sasive më të mëdha të zbuluara në këtë territor.

Një zyrtar i policisë tha se sasia e kokainës do të mjaftonte për të furnizuar Australinë për 1 vit, dhe nëse do të ishte e destinuar për Zelandën e Re, do të duheshin 30 vjet për konsumin e plotë të saj.


Video