Dy politikanë të lartë izraelitë sugjerojnë se shtetet perëndimore duhet të pranojë refugjatët që largohen nga Gaza.
Danny Danon dhe Ram Ben-Barak, në një opinion për gazetën amerikane “Wall Street Journal”, thonë se Perëndimi duhet të hapë zemrën për të pranuar qindra-mijëra emigrantë palestinezë që po braktisin Gazën, pas disa javësh tashmë bombardime të pamëshirshme nga Izraeli.
Ata thonë se Europa dhe SHBA e kanë treguar edhe më herët se janë të gatshëm të hapin portart e tyre për të pranuar miliona emigrantë që zhvendosen nga konfliktet. Në opinionin e tyre përmendet edhe rasti i Shqipërisë që strehoi qindra-mijëra refugjatë shqiptarë gjatë luftës së Kosovës.
Kjo teori nuk është e re, dhe prej ditësh ka qarkulluar mes qarqeve izraelite, por tashmë po merr formën e propozimt konkret.
Kush janë dy autorët e shkrimit
Danny Danon është një politikan dhe ish-diplomat izraelit. Anëtar i partisë Likud, Danon shërbeu në Knesset nga 2009 deri në 2015 dhe u rihyri në Knesset në 2022. Nga 2015 deri në 2020, Danon shërbeu si Përfaqësuesi i 17-të i Përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara.
Ram Ben-Barak është një politikan izraelit dhe ish-anëtar i forcave izraelite të sigurisë. Ai shërbeu si zëvendësdrejtor i Mossad-it dhe drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shërbimeve të Inteligjencës dhe Ministrisë së Çështjeve Strategjike. Ai ka shërbyer si anëtar i Knesset për Yesh Atid që nga prilli 2019.