Përfundon pas katër orësh takimi SHBA-Ukrainë, çfarë u diskutua

23 Mars 2025, 22:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ka zgjatur rreth katër orë takimi mes delegacioneve ukrainase dhe atyre amerikanë në Riad të Arabisë Saudite.

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov foli në rrjetin social "X" për një diskutim produktiv dhe të fokusuar në disa pika kyçe, përfshirë energjinë.

“Diskutimi zgjati rreth 4 orë dhe ishte produktiv, i fokusuar në çështje kyçe, veçanërisht në sektorin e energjisë. Detyra e Presidentit të Ukrainës është të arrijë një paqe të denjë dhe të qëndrueshme për shtetin dhe popullin tonë, dhe për këtë arsye për të gjithë Evropën. Ne po punojmë për ta bërë këtë realitet", shkroi Umerov.

Vetë presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky tha se ky takim të cilin e quajti konstruktiv, ishte në një nivel më teknik.

Video