Shkrimtari i njohur italian kishte vetëm pak ditë që ishte larguar nga ndërtesa e shembur sot në Itali

23 Mars 2025, 15:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Roberto Saviano

"Për të gjithë njerëzit që më shkruajnë të shqetësuar: Unë nuk jetoj më te "43 Via Vitellia" prej disa ditsh. Faleminderit për shqetësimin tuaj. Shpresoj që të mos ketë vdekje dhe që i plagosuri të shërohet shpejt. Sa zemërthyer të shoh një vend ku më pëlqente të jetoja në gërmadha".

Kështu me një shkrimtari i njohur italian Roberto Saviano ka dashur të qetësojë miqtë dhe të njohurit.

Shkrimtari bëri të ditur kështu se deri pak javë më parë jetonte pikërisht në pallatin që mëngjesin e sotëm u shemb pas një shpërthimi. Me sa duket qiramarrësit kishin vendosur më pas të shndërronin një apartament për turistët dhe me qira afatshkurtër.

Ndërtesa në zonën e Monteverde mendohet se ka shpërthyer për shkak të një rrjedhje gazi, megjithëse hetimet janë ende në vazhdim.

Një turist skocez i cili po qëndronte në B&B u nxor nga rrënojat i gjallë, por në gjendje të rëndë. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Sant'Eugenio, ku u shtrua në urgjencë pasi kishte pësuar djegie në 70% të trupit dhe disa lëndime. Prognoza e tij është e rezervuar. Sipas hetimeve fillestare, rrjedhja e gazit mund të ketë ndodhur nga bombola dhe jo nga linja e shpërndarjes.


Video