Pas atentatit ndaj Robert Ficos, në një radio në Belgjikë bëhet thirrje për të qëlluar kryeministrin belg

17 May 2024, 18:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas atentatit ndaj Robert Ficos, në një radio në Belgjikë
Kryeministri belg Alexander de Croi

Pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico dhe kërcënimeve me vdekje për shefin e qeverisë polake Donald Tusk, edhe në Belgjikë ka pasur thirrje për të qëlluar mbi kreun e ekzekutivit.

Politico raporton se kryeministri Alexander de Croi ka ngritur një padi kundër një gazetari lokal, i cili gjatë një emisioni radiofonik dyshohet u ka kërkuar dëgjuesve që të qëllojnë mbi shefin e qeverisë.

Siç raportohet nga rrjeti i transmetimit publik flamand VRT, drejtuesi i radios së stacionit lokal Wagerem1 nuk ngurroi të thoshte gjatë transmetimit të tij: “Për të gjithë ata që po mendojnë të qëllojnë Alexander de Cro, por nuk guxojnë për shkak të sigurisë që ka ky djalë. E shihni se është e mundur të qëlloni një kryeministër. Kështu që unë do të thoja: Vazhdoni!”.

Në një postim në platformën X, Barde Leitz, drejtor i komunikimit për zyrën e kryeministrit, tha se "ky gazetar në veçanti u bëri thirrje dëgjuesve të hapnin zjarr pavarësisht nga siguria përreth kryeministrit të Belgjikës”.

Ai shtoi se fjalët e gazetarit janë thënë pak orë pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, ngjarje të cilën ai e komentoi në transmetim live.

“Thirrja për dhunë është e dënueshme. Ankesa është dorëzuar në policinë e Varegem. Kryeministri po vazhdon fushatën e tij normalisht”, tha zëdhënësi i tij.

Në një deklaratë, radioja lokale Ëagerem1 tha se e kishte pezulluar mënjeherë prezantuesin duke argumentuar se ai tentoi të bëjë shaka, por e vlerësoi keq kohën dhe kontekstin dhe se nuk duhej ta bënte atë shaka.


Video