Qeveria serbe i jep “OK” Jared Kushner për ndërtimin e hotelit 500 milionë dollarësh në Beograd

16 May 2024, 18:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qeveria serbe i jep “OK” Jared Kushner për ndërtimin e
Projekti i Kushner për ndërtimin e hoteleve në Beograd

Qeveria serbe ka miratuar një kontratë me Jared Kushner, për ndërtimin e hoteleve luksoze në vendin ku ndodhej ish godina e Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd.

New York Times shkruan se projektin prej 500 milionë dollarësh po e ndjek Richard Grenell. Ish-i dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Grenell e bëri propozimin për zhvillimin e ndërtesës së bombarduar të ish-Jugosllavisë gjatë kohës që ishte ende në detyrë si diplomat.

Marrëveshja, e cila provokoi protesta në Beograd të enjten, kryhet me një degë të “Affinity Partners” të Kushner, me një buxhet prej 3 miliardë dollarësh dhe e mbështetur nga fondi sovran i pasurisë së Arabisë Saudite.

“Qeveria e Serbisë ka zgjedhur një kompani me reputacion amerikan si partner në këtë sipërmarrje, e cila do të investojë në rivitalizimin e kompleksit të ish-Sekretariatit Federal për Mbrojtjen Kombëtare”, tha një zyrtar i qeverisë serbe në një deklaratë të lëshuar të mërkurën.

Kompleksi u bombardua në vitin 1999 nga forcat e NATO-s me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara gjatë luftës që Serbia po zhvillonte atëherë me Kosovën. Tani konsiderohet si një vend kryesor i pazhvilluar i pasurive të paluajtshme në mes të një qyteti shumë të ndryshuar, dhe vetë Trump kishte menduar të ndërtonte një hotel në të njëjtin vend në 2013.

Për Kushner, i cili po planifikon gjithashtu dy projekte hotelesh luksoze në Shqipëri, këto marrëveshje në Ballkan janë ndër më të mëdhatë që ai ka bërë që nga fillimi i firmës së tij të investimeve.

Kështu Kushner i futet biznesit teksa Donald Trump pritet të rikthehet si president i SHBA-së, ndërsa miku i tij i ngushtë, dhe një zë i fortë dhe avokat i flakët i serbëve, Grenell raportohet se do të jetë Sekretari i ardhshëm i DASH.


Video