PAMJE të RËNDA/ Video SHOKUESE e aksidentit TRAGJIK në Itali me 21 të vdekur, mes tyre dy fëmijë!

4 October 2023, 12:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PAMJE të RËNDA/ Video SHOKUESE e aksidentit TRAGJIK në Itali me

21 të vdekur dhe 15 të plagosur në Mestre (Venecia) nga aksidenti tragjik i autobusit që ra nga mbikalimi i Vempës.

Në bordin e autobusit kishte një grup turistësh të huaj, duke përfshirë ukrainas, francezë, kroatë dhe gjermanë, të cilët po ktheheshin në Marghera pasi kishin qenë në Venecia. Mes viktimave është një i porsalindur, një 12-vjeçare dhe një vajzë e mitur.

Automjeti është përplasur pasi ka prekur telat e energjisë elektrike, duke rënë rreth 30 metra.

Ndër hipotezat e para të aksidentit ishte ndoshta një sëmundje nga ana e drejtuesit të mjetit, një 40-vjeçar italian i cili ishte gjithashtu mes viktimave.

Prokuroria e Venecias ka hapur një hetim. “Hipoteza se një mjet tjetër mund të jetë përfshirë në aksidentin e autobusit që doli nga mbikalimi në Mestre, po shqyrtohet nga organet e drejtësisë, thotë prefekti i Venecias, Michele Di Bari.

Video e marrë nga Il Mesagero:

Nga video e publikuar nga Il Measagero, shihet autobusi i mbështetur në mbrojtjen që është pothuajse parmakë. Këtë e thotë CEO i La Linea, Massimo Fiorese, duke ngritur dyshime për hekurudhat mbrojtëse që mbron mbikalimin e Mestres, të cilin autobusi e depërtoi dhe u rrëzua./VoxNews


Video