Aksidenti tragjik në Venecia, njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme: A ka shqiptarë mes viktimave?

4 Tetor 2023, 09:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga aksidenti

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Venecia.

Sipas MEFA, deri më tani nuk është konfirmuar asnjë shtetas shqiptar, mes viktimave që humbën jetën në aksidentin në mbikalimin e Vempës. 

Ministria shkruan se Shqipëria shpreh ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit e tyre, si dhe u uron shërim të shpejtë të lënduarve nga aksidenti tragjik.

“Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre. Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik”, shkruhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shkak i rrëzimit të autobusit nga mbikalimi i Rizzardit ka qenë gjendja jo e mirë shëndetësore e shoferit. 

 


Video