Gazetari dhe botuesi i një portali në Shqipëri është dhunuar nga një grup personash.
Bëhet fjalë për gazetarin Gjergj Zefi, pronari portalit "Pamfleti" që sipas policisë ka rënë pre e dhunës me sende të forta nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë.
Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Informacion paraprak nga policia:
Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën "Bardhok Biba", persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.
Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.