Familjarët e kërkonin, gjendet i vdekur i moshuari në Tiranë

3 October 2023, 18:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Familjarët e kërkonin, gjendet i vdekur i moshuari në Tiranë
Foto ilustruese

Një i moshuar është gjetur i pajetë ditën e sotme në njësinë administrative Dajt në Tiranë.

Policia thotë se 83-vjeçari ishte kallëzuar nga familjarët e tij për largimin nga banesa, ndërsa sot është gjetur i pajetë, pa shenja dhune.

Informacion paraprak nga policia:

Më datë 03.10.2023, pas Njësisë Administrative Dajt, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. Ç., 83 vjeç.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video