Osmani takohet me presidentin gjerman: Falenderuese për mbështetjen e vazhdueshme

2 Tetor 2024, 18:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Osmani dhe Steinmeier

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot është pritur nga homologu i saj gjerman, Frank Walter Steinmeier.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se u prit në takim pune në Pallatin Bellevue në Berlin.

“Falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Steinmeier për integrimin tonë në institucionet euroatlantike si dhe për diskutimet e rëndësishme për rrugën përpara”, ka thënë Osmani.


Video