Osmani mesazh qytetarëve: Dilni sa më shumë, votoni për katër vite më të mira

9 Nëntor 2025, 17:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka ripërsëritur thirrjen e saj për qytetarët që të dalin e të votojnë në orët që kanë mbetur në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Osmani thotë se kjo ditë duhet të shfrytëzohet me vendosmëri e të votohet për katër vjet më të mira në komuna. Qendrat e votimit në Kosovë mbyllen në orën 19:00.

“Sot qytetarët vendosin për punën, për përkushtimin dhe për vizionin që duan ta shohin në komunat tona.

Le ta shfrytëzojmë këtë ditë me vendosmëri. Të dalim sa më shumë, e të votojmë për katër vjet më të mira, për komuna më të fuqishme, për demokracinë tonë, për Kosovën tonë”, shkruan Osmani.


Video