Sulmohet kryeministri i Malit të Zi, brenda një diskoteke në Budva

21 August 2023, 08:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmohet kryeministri i Malit të Zi, brenda një diskoteke në
Dritan Abazoviç/ Mali i Zi/ Dino Merlin

Dritan Abazoviç, kryeministri në largim i Malit të Zi është sulmuar mbrëmjen e kaluar në një diskotekë në Budva.

Sulm ndaj Abazoviç ndodhi gjatë performancës së Dino Merlin në diskotekën Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budva.

Abazoviç ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t'i afrohej dhe ta sulmonte. 

Ai e ka ofenduar e më pas tentoi që t'i afrohej. Sigurimi i kryeministrit teknik reagoi me shpejtësi, më pas u hodh gaz lotsjellës dhe Abazovic u evakuua. 

Ai është mirë dhe nuk është i lënduar, aktualisht po vijojnë hetimet nga policia lokale, e cila po merr të gjitha masat për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve në sulm./Kurir


Video